Gjen grantë dore në objektin që ishte duke e ndërtuar në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Gjen grantë dore në objektin që ishte duke e ndërtuar në Han të Elezit

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 08:57
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se një granatë dore është gjetur në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, mëngjesit e djeshëm në orën 08:00.

Sipas raportit policisë, mjetin shpërthyes e kishte gjetur një banor në një objekt të tij që ishte në ndërtim e sipër.

Deminimi i grantës pa incidente është bërë nga njësiti për deminim të Policisë së Kosovës.

“Rr. Adem Jashari, Hani i Elezit 20.06.2020-08:00. Viktima mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka raportuar se në objektin e tij i cili është në ndërtim e sipër ishte vendosë një mjet shpërthyes  granatë dore për të cilin viktima dyshon se ishte vendosur nga ndonjë person i panjohur për shkaqe  të panjohura. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa  njësiti  për deminim i PK-së  në mënyrë te sigurt ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Nuk raportohet për ndonjë person të dyshuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat