Gjakovari i bën për spital gruan dhe vajzën, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Gjakovari i bën për spital gruan dhe vajzën, dërgohet në mbajtje

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 09:09
Ilustrim

Në fshatin Moglicë të Gjakovës, është arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat