Një burrë kanos me armë zjarri një grua në Vushtrri - Bota Sot
Një burrë kanos me armë zjarri një grua në Vushtrri

Kronikë e zezë

Një burrë kanos me armë zjarri një grua në Vushtrri

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një i dyshuar ka kanosur me armë zjarri një grua, mbrëmjen e 19 qershorit në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, deri te kanosja kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje që dy personat kishin me njëri-tjetrin.

Policia njofon se me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri 19.06.2020-23:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje që kishin është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat