Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 29-vjeçari

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 29-vjeçari

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 19:32
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në Dajç të Lezhës ditën e sotme.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur në dorë Odise Simoni, 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit  shtetasi D.R.ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29  vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal, Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Autori, Daniel Rama ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të objektivit.

Te dyja palët kane qenë duke lëvizur me automjete përgjatë autostradës dhe autori ka qëlluar nga makina.

Sikurse edhe mund të shihet nga pamjet e siguruar nga Ora News plumbat kanë depërtuar brenda ambienteve të lokalit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia Lezhë po kreh zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat