Kukës, dy vëllezër abuzojnë seksualisht me një 20-vjeçare me probleme mendore - Bota Sot
Kukës, dy vëllezër abuzojnë seksualisht me një 20-vjeçare me probleme mendore

Kronikë e zezë

Kukës, dy vëllezër abuzojnë seksualisht me një 20-vjeçare me probleme mendore

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Kukës, ku dy vëllezër akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.” – njofton policia.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat