Krujë, 64-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesën e tij - Bota Sot
Krujë, 64-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesën e tij

Kronikë e zezë

Krujë, 64-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesën e tij

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 08:42
Ilustrim

Një 64-vjeçar është vetëvarur mëngjesin e sotëm (22 qershor) në Krujë.

“Më datë 22.06.2020, rreth orës 07:45, në Krujë, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A.K., 64 vjeç.” – njofton policia.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar 64-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

Ndërkohë është arrestuar një tjetër person në Krujë, për veprat penale dhuna në familje dhe mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Policia e Krujës njofton se ka arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zallë, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat