Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë orëve të mbrëmjes të shtunën ka ndodhur një “vrasje në tentativë” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, është arrestuar një femër pasi që e njëjta pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar një mashkull.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.