Ishin në lidhje për gati një vit, e mitura nga Ferizaj dhunohet nga ish i dashuri

Kronikë e zezë

Ishin në lidhje për gati një vit, e mitura nga Ferizaj dhunohet nga ish i dashuri

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Një e mitur në Ferizaj ka raportuar në polici se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, me të cilin ishte në lidhje dashurie për gati një vit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa rasti në polici është hapur si dhunim seksual.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat