Para pak minutash në qendër të qytetit të Lipjanit, pikërisht në rrugën kryesore “Lidhja e Prizrenit” ka ndodhur një aksident i komunikacionit si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të komunikacionit.
Në këtë aksident janë përfshirë disa vetura.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, ndërkohë si pasojë e aksidentit për pak kohë është bllokuar edhe rruga. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.