Aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Llabjan.

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Llabjan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se akoma nuk dihet për të lënduar pasi që njësitet policore ende janë në vendngjarje.

“Në ora 08:10 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Llabjan. Akoma nuk kemi ndonjë detaj e nuk kemi informacione as për të lënduar sepse njësitet policore janë në vendin e ngjarjes”, tregoi Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat