Gjykata Themelore në Gjakovë dënon me 16 vjet burgim një person për vrasje

Kronikë e zezë

Gjykata Themelore në Gjakovë dënon me 16 vjet burgim një person për vrasje

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:51
Gjykata Themelore në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit E.B. për veprën penale, “Vrasja” nga neni 178 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të ish Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Gjakovë thuhet se i akuzuari E.B. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej 16 vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 nëntor 2017.

“I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej njëmijë e pesëqind e njëzet e një (1521.68) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej katërqind (400) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar dy ditë më parë, i akuzuarit E.B., ka pranuar fajin se me 01 nëntor të vitit 2017 në Gjakovë, pikërisht në qebaptoren “T-B” me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.H. për shkak të një mosmarrëveshje që i akuzuari kishte pasur kohë më parë me tani të ndjerin.

“Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.

Ky rast ka qenë i kthyer në rigjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat