Kapen keq mes vete serbët në Kamenicë: Njëri godit tjetrin me thikë në bark

Kronikë e zezë

Kapen keq mes vete serbët në Kamenicë: Njëri godit tjetrin me thikë në bark

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:59
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se dy persona në Kamenicë, të dy serbë, janë përfshirë në një përleshje me njëri-tjetrin, e cila ka përfunduar me goditje me thikë.

Policia përmes një raporti njofton se njëri prej personave pas fjalosjes verbale, ka goditur tjetrin me thikë në bark.

Të dy vijnë nga komuna e Kamenicës.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës është njoftuar se fshatin Korminjan i Ultë  ka ndodhur një rast  ku një person është lënduar.

Njësit e Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Ranillungit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se pas një fjalosje verbale mes dy personave që të dy serb shtetas të Kosovës, njëri nga fshati Korminjali i Ulët dyshohet se ka godit me mjet të ftoht në bark viktimën po ashtu serb shtetas i Kosovës nga fshati Ajnovc komuna Kamenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat