Aksident në hyrje të Vushtrrisë, lëndohen 5 persona

Kronikë e zezë

Aksident në hyrje të Vushtrrisë, lëndohen 5 persona

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:49
Ilustrim

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara 5 persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Vushtrri.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policës së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat