Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen tetë persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen tetë persona

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 20:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në fshatin Peran të Podujevës.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 24.06.2020 rreth orës 19:40 në fshatin Peran është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë 3 automjete. Në vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse, të cilat janë duke u marr me rastin. Sipas informacioneve që kemi, si pasojë e aksidentit të lënduar janë tetë persona”, ka thënë Rexhepi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 53 aksidente trafiku. Prej tyre, 21 kanë rezultuar me persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat