Aksident i rëndë në Peran të Podujevës, tetë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Peran të Podujevës, tetë të lënduar

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 21:49
Ilustrim

Tetë persona janë lënduar pas një aksidenti në Peran të Podujevës.

Në aksident ishin të përfshira tri automjete. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 24.06.2020 rreth orës 19:40 në fshatin Peran është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse të cilat janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat