Një person humb jetën pas aksidentit me katërçikletë në Kamenicë

Kronikë e zezë

Një person humb jetën pas aksidentit me katërçikletë në Kamenicë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 08:45
Ilustrim

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në lagjen “Malësia” në Kamenicë.

Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar një motor-katërçikletë kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat