Malishevasit e rrahin një person, njëherë në trafik pastaj edhe në polici - Bota Sot
Malishevasit e rrahin një person, njëherë në trafik pastaj edhe në polici

Kronikë e zezë

Malishevasit e rrahin një person, njëherë në trafik pastaj edhe në polici

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:54
Ilustrim

Arrestohen dy persona nga Malisheva, njëri prej tyre pas një mosmarrëveshje në trafik e kishte sulmuar një person tjetër e më pastaj e kishte ndjekur ku edhe ishin aksidentuar.

Ndërsa, tjetri është arrestuar brenda në oborrin e stacionit policor pasi kishte goditur me grusht viktimën e njëjtë, me çrast njëri nga të dyshuarit ka marr tretman mjekësor për shkak të lëndimit.

Tutje në njoftim thuhet se njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre pas një mosmarrëveshje në trafik e kishte sulmuar me grushta viktimën mashkull kosovar dhe kishte ndjekur me veturë ku edhe ishin aksidentuar, ndërsa i dyshuari tjetër brenda në oborrin e stacionit policor kishte goditë me grusht viktimën e njëjtë. Njëri prej të dyshuarve ka marr tretman mjekësor për shkak të një lëndimi. Pas intervistimit njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat