Operuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurbin, lihen në burg dy mjekët - Bota Sot
Operuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurbin, lihen në burg dy mjekët

Kronikë e zezë

Operuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurbin, lihen në burg dy mjekët

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 17:01
Eduart Lamaj

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg dy mjekët e arrestuar për moskallëzim krimi, pasi operuan në fshehtësi autorin kryesor të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Laç të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, Eduart Lamaj.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, të vënë nën akuze për dy vepra penale, atë për "moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Pas arrestimit të 30-vjeçarit Eduart Lamajt, policia ka shpallur në kërkim edhe tre bashkëpunëtorët e tij në atentatin e 30 majit në Laç ku u ekzekutuan Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Burime nga policia bëjnë me dije se kërkim janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Aliaj apo (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola. Këta persona akuzohen se kanë ekzekutuar dy biznesmenët duke përdorur veshje kamuflazhi të policisë në hotelin ku ata po pinin kafe.

Tre bashkepunetoret - Xhepaj, Alija dhe Perkola kanë ndihmuar Lamajn që të largohet nga vendi i ngjarjes, pasi ky i fundit nuk mundi të largohej për shkak të plagës së marrë si shkak i shkëmbimit të zjarrit.

Siç duket dhe nga kamerat e sigurise, njëri ka marrë në krah Lamajn e plagosur, tjetri ka qenë shoferi e ndërsa i treti rrinte në gatishmëri me armë, në rast të një kundërpërgjigjeje tjetër.

Ne kerkim dhe per plagosjen e nje biznesmeni tjeter -  Ilir Xhepaj, një nga tre bashkëpunëtorët nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ai ka qenë në kërkim për një ngjarje tjetër, ku në 15 maj të këtij viti ka plagosur biznesmenin, Zef Marku po në qytetin e Laçit, gjithashtu i dënuar për grabitje dhe plagosje tjetër vite më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat