Arrestohet një gardian që tentoi të fuste gjëra të dyshimta në qelinë e një të burgosuri në Prishtinë - Bota Sot
Arrestohet një gardian që tentoi të fuste gjëra të dyshimta në qelinë e një të burgosuri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një gardian që tentoi të fuste gjëra të dyshimta në qelinë e një të burgosuri në Prishtinë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 19:28 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, oficeri i dhomës së kontrollit gjatë monitorimit të kamerave ka vërejtur se në krahun A/2 dhoma 07, njeri nga oficerët e këtij krahu pa autorizimin e lejuar, në mënyrë jo të rregullt, i është afruar dhomës dhe pasi ka biseduar përmes derës së mbyllur me të paraburgosurit e kësaj dhome, i njëjti është përulur dhe përmes fundit të derës ka futur gjera të dyshimta në dhomë.

Sipas SHKK reagimi ka qenë i menjëhershëm i oficerëve korrektues, të cilët pas lokalizimit të oficerit të dyshuar dhe organizimit të bastisjes së dhomës, kanë arritur të gjejnë mjete të dyshimta.

“Lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për intervistim. Shërbimi Korrektues i Kosovës është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsionit, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat