Në vazhdimësi gjatë ditëve të kaluara ka pasur numër të shtuar të aksidenteve në trafik , mirëpo gjatë ditës së enjte policia ka raportuar se numri i tyre ka pësuar një rënie të vogël. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjithsej 26 aksidente.
Prej tyre 8 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 18 të tjera me dëme materiale, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm.