Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë, mashtronin të moshuarit duke u marrë para

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë, mashtronin të moshuarit duke u marrë para

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Dy persona të dyshuar, janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale të mashtrimit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ata dyshohet se kanë marrë nga persona të ndryshëm, kryesisht pleq, shuma të caktuara paraash, duke u premtuar se do ua rregullojnë dokumentet për ndihmë nga jashtë dhe pensione .

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Komunikata e plotë e Policisë:

Pas një pune operative hetimore nga njësitë policore të stacionot Jugu në Prishtinë, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale të mashtrimit.

Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga  persona të ndryshëm(kryesisht persona të moshuar)shuma të caktuara parash, duke u premtuar atyre se do të ua rregullonin dokumentet për ndihma nga jashtë dhe pensione.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 6 persona, andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar

Me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtjes për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat