Sulmohet një person në Pejë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Sulmohet një person në Pejë, arrestohen dy persona

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 10:25
Foto Ilustrim

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik nga dy persona.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 qershor rreth orës 14:30, në Pejë.

Siç thuhet në raport, të enjten janë identifikuar personat e dyshuar të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën dhe kohën e cekur viktima mashkull kosovar ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe i njëjti kishte pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin me datë 25.06.2020 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat