Llapjani arrestohet pasi hapi bastoren, i sekuestrohen edhe 49.55 €

Kronikë e zezë

Llapjani arrestohet pasi hapi bastoren, i sekuestrohen edhe 49.55 €

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Njësitet policore në vazhdën e angazhimeve në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, me ç’rast ka arrestuar një person në Podujevë për ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’.

Në fakt arrestimi i llapanit është bërë një ditë më parë pas orës 22:00 pasi është zënë duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, shkruan FaktePlus.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova  i cili është gjetur në lokalin e tij duke punuar-zhvilluar veprimtari të kundërligjshme në bastore sportive”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se njësitë policore si dëshmi materiale kanë sekuestruar: katër shtëpiza kompjuteri, një printer, 15 tiketa të shtypura dhe para te gatshme në vlerë prej 49.55 €.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat