Gjendet një mjet shpërthyes në Istog - Bota Sot
Gjendet një mjet shpërthyes në Istog

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet shpërthyes në Istog

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 11:02
Foto Ilustrim

Një person derisa kishte qenë duke e rrënuar një shtëpi të pabanuar, në murin e saj kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:40 në fshatin Saradran, në Istog.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësiti policor ka bërë sigurimin e ati mjeti, ndërsa njësitë EOD i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bërë tërheqjen e mjetit nga vendi i ngjarjes.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka informuar se derisa kishte qenë duke e rrënuar një shtëpi të pa banuar në murin e saj kishte hasë në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e ati mjeti, ndërsa njësitë EOD i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bërë tërheqjen e ati mjeti nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport e Policisë së Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat