Dy aksidente në Tetovë, ka edhe një viktimë - Bota Sot
Dy aksidente në Tetovë, ka edhe një viktimë

Kronikë e zezë

Dy aksidente në Tetovë, ka edhe një viktimë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 11:32
Foto Ilustrim

Një 53-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në rajonin e Tetovës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje pasdite në rrugën lokale në fshati Jelloshnik-Gllogji, kur traktori i tipit “IMT 539” me rimorkio të mbushur me dru është rrokullisur, ku si pasojë jetën ka humbur drejtuesi i mjetit, 53-vjeçari L.S. nga fshati Gllogji.

Ekipi i SPB-Tetovë dhe Prokuroria kanë kryer hetimet në vendngjarje pas çka, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

Ndërsa një aksident tjetër ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur është shkelur me makinë një këmbësor.

Sipas policisë, B.A (23) me makinën “Golf” e ka shtypur këmbësorin Xh.I nga fshatin Sllatinë, i cili ka marrë lëndime trupore.

Policia dhe Prokuroria kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat