Për 24 orë, 83 aktakuza kundër 115 personave - Bota Sot
Për 24 orë, 83 aktakuza kundër 115 personave

Kronikë e zezë

Për 24 orë, 83 aktakuza kundër 115 personave

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:16
Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 83 aktakuza kundër 115 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntë persona të dyshuar si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lexoni më poshtë raportin Prokurorisë së Shtetit, nëpër komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur 34 aktakuza kundër 43 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të pandehur  dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur 16 aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 12 aktakuza kundër 33 personave për vepra të ndryshme penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat