​Goditet me autobus, vdes një 6 vjeçare në Mitrovicë - Bota Sot
​Goditet me autobus, vdes një 6 vjeçare në Mitrovicë

Kronikë e zezë

​Goditet me autobus, vdes një 6 vjeçare në Mitrovicë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugën “Shemsi Ahmeti”, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa disa orë më pas në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat