Rrahje dhe gjuajtje me pushkë gjuetie në një fshat të Lipjanit

Kronikë e zezë

Rrahje dhe gjuajtje me pushkë gjuetie në një fshat të Lipjanit

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 09:44

Katër persona janë arrestuar në fshatin Bujan të Lipjanit, pasi që ishin rrahur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të dyshuarve tjerë por nuk i ka goditur.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishekë, një gëzhojë dhe një revole.

Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat