Shpërndanin lëndë narkotike në Tropojë, policia arreston 4 persona, në kërkim 3 të tjerë për kultivim

Kronikë e zezë

Shpërndanin lëndë narkotike në Tropojë, policia arreston 4 persona, në kërkim 3 të tjerë për kultivim

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 11:50
Ilustrim

Policia e Tropojës arrestoi 4 persona për shpërndarjen e lënëve narkotike. Ata u kapën në flagrancë teksa shkëmbenin një sasi prej 518 gramë lëndë narkotike.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar "Porosia".

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale B. B., 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë, E. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, P. M., 52 vjeç, banues në  Shoshan, F. M., 19 vjeç, banues në Shoshan.

Nga hetimet paraprake, ata dyshohen si autorë të kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Shoshan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të kryera në bashkëpunim.

“Gjithashtu, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit punonjësit e Policisë, në fshatin Bradoshnicë, Tropojë, zonë e pyllëzuar, gjetën disa fidanë narkotikë, në tentativë për t'i kultivuar” – njofton policia.

Në kërkim janë shpallur dhe 3 shtetas të tjerë, S. P., A. P. dhe S. S., banues në Tropojë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. A., kryetari i fshatit Bradoshnicë dhe shtetasi B. L., rojë mjedisore, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat