U kapën me 8 kg kanabis në bagazh, arrestohen dy persona në Fier - Bota Sot
U kapën me 8 kg kanabis në bagazh, arrestohen dy persona në Fier

Kronikë e zezë

U kapën me 8 kg kanabis në bagazh, arrestohen dy persona në Fier

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 12:38
Kanabis në bagazh

Dy persona u arrestuan nga policia mbrëmjen e djeshme (26 qershor) për shpërndarjen e lëndëve narkotike në Fier.

Shtetasit me iniciale G. D., 49 vjeç, banues në Roskovec dhe E. V., 45 vjeç, banues në Kuçovë u ndaluan në fshatin Kallm i Madh, Fier teksa po qarkullonin me automjetin tip “Ford”.

Gjatë kontrollit të policisë, atyre iu gjetën në bagazh një qese me 8 kg cannabis sativa të cilat më pas u sekuestruan.

Gjithashtu policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 5 celularë si dhe automjetin me të cilin qarkullonin.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Bridge”, në kuadër të të cilit u arrestuan 2 shtetas. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Kallm i Madh, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. D. dhe pasagjer shtetasin E. V., në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 8 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa” – njofton policia.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat