Një 13 vjeçare mbytet në një pishinë në Lipjan

Kronikë e zezë

Një 13 vjeçare mbytet në një pishinë në Lipjan

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë.

Ajo ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por atje kishte arritur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfrimaur rastin se dhe njoftoi se policia është duke bërë hetimet për këtë rast.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ajo ishte mbytur në pishinën e Baicës së Lipjanit, por ende kjo informatë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat