Pamje nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë, policia nuk jep detaje

Kronikë e zezë

Pamje nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë, policia nuk jep detaje

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 09:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnatës, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali”.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se njëra nga veturat e përfshira në aksident është rrokullisur.

Media ka provuar të marrë detaje lidhur me këtë aksident, për të kuptuar nëse është lënduar ndonjë person, por zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka refuzuar të japë detaje.

Image

Kjo për shkak se ai thotë se brenda ditës ndodhin 100 aksidente. Ai ka kërkuar që për detaje rreth këtij aksidenti të pritet deri nesër kur të dalë raporti 24-orësh i ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat