Gjen 106 fishekë të armës AK 47 dhe dy karikatorë në arën e tij - Bota Sot
Gjen 106 fishekë të armës AK 47 dhe dy karikatorë në arën e tij

Kronikë e zezë

Gjen 106 fishekë të armës AK 47 dhe dy karikatorë në arën e tij

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 106 fishekë të armës AK 47 dhe dy karikatorë në fshatin Skullanevë të Graçanicës.

Këtë monicion e kishte gjetur një banor i fshatit, mesditën e djeshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, me ç’rast kanë konfiskuar monicionin.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat