Kapet një person me substancë narkotike, arrestohet një person në Rahovec - Bota Sot
Kapet një person me substancë narkotike, arrestohet një person në Rahovec

Kronikë e zezë

Kapet një person me substancë narkotike, arrestohet një person në Rahovec

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 11:05
Ilustrim

Është arrestuar një person pasi gjatë një kontrolli është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, në Xërx të Rahovecit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se substanca narkotike ishte e llojit marihuanë me peshë prej 2.54 gram.

Ndërsa i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit me procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 2.54 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat