Kultivuan kanabis në pyll dhe pranë banesës, pranga 2 personave në Mallakastër - Bota Sot
Kultivuan kanabis në pyll dhe pranë banesës, pranga 2 personave në Mallakastër

Kronikë e zezë

Kultivuan kanabis në pyll dhe pranë banesës, pranga 2 personave në Mallakastër

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 11:12
Kanabis

Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi kishin kultivuar bimë narkotike.

Nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë Mallakastër u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kuta".

''Si rezultat i këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin: A. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi: J. Sh., 25 vjeç, banues në Klos, Mallakastër'' thuhet në njoftimin e policisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat