U aksidentua ditën e djeshme në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital 64 vjeçari

Kronikë e zezë

U aksidentua ditën e djeshme në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital 64 vjeçari

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 21:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 64 vjeçar i cili u aksidentua ditën e djeshme (27 qershor) në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldrë ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit, Gjergj Smaçi doli nga rruga në superstradën Lezhë-Shkodër.

Pas aksidentit ai u dërgua menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë ku ka ndërruar jetë ditën e sotme (28 qershor).

Në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna, pasi punonte tek fabrika e çimentos në Gocaj të Lezhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat