Arrestohet një person në Malishevë, rrahu vajzën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Malishevë, rrahu vajzën e tij

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, pasi ai dyshohet se kishte rrahur vajzën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën (vajzën e tij) femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat