Në veturën e një autosalloni gjenden 9 qese marihuanë - Bota Sot
Në veturën e një autosalloni gjenden 9 qese marihuanë

Kronikë e zezë

Në veturën e një autosalloni gjenden 9 qese marihuanë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:24
Foto Ilustrim

Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se policia ka konfiskuar 9 qese me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë  marihuanë me peshë rreth 900 gram.

Gazeta Sinjali mëson se vetura në të cilën janë gjetur 9 qeset me substancë narkotike është në pronësi të një autsalloni në Prishitnë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Raportohet se gjate kontrollit në një veturë janë gjetur dhe konfiskuar  nëntë qese me substance te dyshuar narkotike te llojit marihuanë me peshe rreth 900 gram”, thuhet në përgjigjien e policisë.

Rasti është duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat