Dy raste të dhunës në familje dje në Pejë, njëri rrah nënën e tjetri gruan - Bota Sot
Dy raste të dhunës në familje dje në Pejë, njëri rrah nënën e tjetri gruan

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje dje në Pejë, njëri rrah nënën e tjetri gruan

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 12:00, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj nënës së tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhu rreth orës 17:00, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka rrahur fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima   ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat