Kapja e 40 mln eurove drogë në Itali, 10 të arrestuar në Tiranë dhe Vlorë

Kronikë e zezë

Kapja e 40 mln eurove drogë në Itali, 10 të arrestuar në Tiranë dhe Vlorë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:49
Pamje nga aksioni

Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë mes autoriteteve policore italiane dhe shqiptare që çoi në sekuetrimin e 3 ton e gjysmë drogë e të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Në Shqipëri mësohet se operacioni është shtrirë në Tiranë dhe Vlorë ku kanë arrestuar 10 persona. 27 të tjerë janë arrestuar në Itali.

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar "Kulmi" e "Shefi".  Shikoni FOTO-t nga operacioni.

Gjatë hetimeve janë sekeustruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuarve me vlerë deri në 4 milionë euro.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtyp pwr detajet e operacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat