Hajnat hyjnë në një restorant në Gjakovë, ia vjedhin arkën me para

Kronikë e zezë

Hajnat hyjnë në një restorant në Gjakovë, ia vjedhin arkën me para

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:43
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pronar i restorantit ka raportuar se disa perona të panjohur kishin depërtuar në restorantin e tij nga ku kishin vjedhur arkën me para.

“Viktima mashkull kosovar pronar i restorantit ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar në restorantin e tij nga ku kishin vjedhur arkën me para. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat