Golf7 dhe Mercedes, veturat nga gjuajtën me armë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Golf7 dhe Mercedes, veturat nga gjuajtën me armë, policia jep detaje

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Një gjuajtje me armë ka ndodhur para orës 22:00 në kryeqytetin e Kosovës, saktësisht tek Posta Kryesore.

Media mëson se incidenti ka ndodhur në mes dy grupeve të cilët janë gjuajtur me armë gjersa kanë qenë veturat në lëvizje.

Po ashtu, mësohet se këtë incident janë të përfshira një veturë Golf 7 dhe një veturë e tipit Mercedes.

Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për media, ka thënë se policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar.

Ai tha se  për momentin nuk kanë informata për persona të lënduar

“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjujtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, tha ai./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat