Për motive të panjohura në parkun e qytetit në Prishtinë janë rrahur në mes vete disa persona shtetas sirianë dhe marokenë.
Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull sirian ku i njëjti është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.