Gjakovari inskenon rrëmbimin e tij për të marrë para nga familja

Kronikë e zezë

Gjakovari inskenon rrëmbimin e tij për të marrë para nga familja

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:15
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë.

I njëjti ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të përfitimit të një shume parash nga familja e tij në këmbim të lirimit të tij, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar për mbajtje.

“DETYRIM- Gjakovë 30.06.2020-16:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer me qëllim të  përfitimit të  një  shume parash  nga familja e tij në  këmbim të  lirimit të  tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat