Detaje të reja për zyrtarin policor që u arrestua dje për ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’ - Bota Sot
Detaje të reja për zyrtarin policor që u arrestua dje për ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’

Kronikë e zezë

Detaje të reja për zyrtarin policor që u arrestua dje për ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:47
Foto Ilustrim

Haris Kelmendi pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor ‘Qendra’ në Prishtinë, është zyrtari policor që u prangos dje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Në kohën kur është përfshirë në incidentin në afërsi të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, zyrtari policor Kelmendi, ishte jashtë detyrës zyrtare.

Këto informacione i ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare mirëpo dyshohet se veprën penale e ka kryer duke përdorur autorizimet zyrtare/publike”, thuhet në përigjen e IPK-së dhënë për media.

IPK njoftoi dje për arrestimin e tij dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, si dhe është suspenduar nga detyra.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, bën të ditur IPK. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat