Vetura e Policisë aksidentohet me një traktor në Prizren, lëndohet polici

Kronikë e zezë

Vetura e Policisë aksidentohet me një traktor në Prizren, lëndohet polici

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:21
foto nga vendi ngjarjes

Është lënduar një zyrtar policor nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 07:08.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture policore dhe traktori lokal, në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Polcisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili tha se i lënduar ka mbetur një zyrtar policor dhe ka marr lëndime të lehta trupore.

“Aksidenti ka ndodhur mes një veture policore dhe traktori lokal rreth orës 07:08. I lënduar ka mbetur një zyrtar policor i cili është dërguar për tretman mjekësor mirëpo është jashtë rrezikut për jetë” tha Osmanollaj.

Tutje, Osmanollaj tha se policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat