Dy të maskuar e lidhin një person dhe më pas i vjedhin para - Bota Sot
Dy të maskuar e lidhin një person dhe më pas i vjedhin para

Kronikë e zezë

Dy të maskuar e lidhin një person dhe më pas i vjedhin para

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:40
Foto Ilustrim

Dy persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë në një shtëpi të cilët e kanë lidhur një person e më pas i kanë grabitur 150 euro, unazën dhe orën e dorës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllamnik, Komuna e Podujevës.

Nga raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpi, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur e kanë lidhur e me pas i kanë grabitur 150 euro, unazën dhe orën e dorës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat