Shkoi për t’ia kërkuar paratë që ia kishte dhënë, djali i borxhliut e qëllon me armë - Bota Sot
Shkoi për t’ia kërkuar paratë që ia kishte dhënë, djali i borxhliut e qëllon me armë

Kronikë e zezë

Shkoi për t’ia kërkuar paratë që ia kishte dhënë, djali i borxhliut e qëllon me armë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:45
Foto Ilustrim

Një person në Suharekë ka raportuar se ndaj tij është shtënë disa herë me armë pas një konflikti verbal për një borxh.

Sipas policisë, kjo ka ndodhur pasi viktima së bashkë me një person tjetër ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar borxh dhe pas konfliktit kanë filluar të godasin njëri tjetrin.

Kështu, policia njofton se gjatë kësaj përleshjeje, djali i të dyshuarit i moshës së mitur ka shtënë disa herë me armë.

Policia ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja.

“Viktima mashkull  kosovar  se bashku me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull  kosovar  për të kërkuar një borxh dhe pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri tjetrin me grushte. Deri sa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht djali i të dyshuarit mashkull  kosovar  i moshës se mitur ka shkuar në shtëpi ka mare një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim te viktimës. Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja  e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat