Eksploziv dhe grabitje parash në një bankomat në Komoran

Kronikë e zezë

Eksploziv dhe grabitje parash në një bankomat në Komoran

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:21
Bankomat ATM

Disa persona të panjohur kanë sulmuar me eksploziv një bankomat sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në fshatin Komoran në komunën e Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur, se zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personat e dyshuar kanë përdorur mjete shpërthyese, kanë dëmtuar bankomatin dhe kanë vjedhur një shumë të parave.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informacionin për një rast të grabitjes, që ka ndodhur në Komoran. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar duke dëmtuar bankomatin me një mjet shpërthyes, ku më pas janë grabitur një sasi të parave”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu shtoi se policia po punon për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat