RENEA prangos 32-vjeçarin në Bulqizë, i dënuar për disa krime

Kronikë e zezë

RENEA prangos 32-vjeçarin në Bulqizë, i dënuar për disa krime

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 08:53
Arrestimi

Finalizohet operacioni policor i koduar "Fundi i arratisë" në Bulqizë.

Vihet në pranga një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip "Glock" që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

“Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Fundi i arratisë", në kuadër të të cilit, në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Fadil Tërnova, 32 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.” – njofton policia.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe "Armëmbajtja pa leje".

Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale.

I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si "Përndjekja", "Kanosja", “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat